Statuses

Kapitulli 11″Dimensioni Human”

In Ekologjia on October 4, 2011 by mykops Tagged:

KAPITULLI 11

DIMENSIONI HUMAN. KONCEPTI I NDOTJES

11.1. DIMENSIONI HUMAN

Efekti sere eshte nje nder problemet mjedisore qe kane rezultuar direkt ose indirekt nga aktiviteti i njeriut. Roli i popullates njerezore ne ndryshimin mjedisor eshte pergjithesuar thjesht me nje ekuacion nga Erlich  1990

I=PAT

I eshte impakti  i popullates ne mjedis qe vjen nga masa e popullates P, ndikimi per njesi ose konsumi A dhe demtimet e shkaktuara nga teknologjia T e zbatuar per te siguruar cdo njesi konsumi. Kur P-ja rritet po keshtu ndodh edhe me T-ne sepse furnizimi i popullates se shtuar ben qe edhe ne miniera p.sh. te kerkohet me shume d.m.th. te shpohet me thelle., duhet te pompohet ne depozita me te thella, te transportohet me tej.  Eshte sugjeruar gjithashtu qe edhe konsumi per njesi i energjise tregetare per nje vend mund te perdoret si baze per pjesen AT te ekuacionit – nje pjese e konsiderueshme e demtimit mjedisor perfshin perdorimin e energjise tregtare, nga pyjet tropikale te virgjer per bujqesi, tek minierat, perpunin prodhimi, ndertim rrugesh dhe nxerrje e lendeve djegese. (Erlich 1990)

Popullsia e pergjithshme njerezore eshte dyfishuar, dhe me shume gjate 40 viteve te fundit m.gj. th. jo njesoj ne te gjithe globin. Shkallet e rrithjes se popullsise jane ne rritje eksponenciale ne vendet pak te zhvilluara ose te pazhvilluara ndersa rritja eshte e ulet ose nuk ndodh ne shumicen e vendeve te zhvilluara. Shume burime jane shfrytezuar me nje riciklim shume te vogel, produktet e mbetura jane rikthyer ne mjedis me forma te ndryshme dhe me perqendrim qe shpesh jane toksike ose demtuese. Shfrytezimi i tokes eshte duke u rritur ne maksimum. Popullisa njerezore jeton ne rreth 2% te globit tokesor nderkohe qe 60% shfrytezohet nga te lashtat, gjeja e gjalle kullotese ose perdoret per nxjerrjen e burime minerale dhe shrytezim pyjor. Pjesa me e madhe e tokes se mbetur eshte ose shkretetire ose e mbuluar me akull ose eshte shume e thepisur per ta perdorur.(Miller 1990)

Pyjet, fushat me bar dhe lagunat jane drejt zhdukjes me shpejtesi dhe shkretetirat jane drejt zgjerimit ne saje te erozionit te tokes si dhe kemi nje zvogelim te sasise se ujit nentokesor dhe e ujit siperfaqesor. Efekti i ketij nivel stresi ne mjedis eshte evident ne fromen e ndryshimeve klimatike, dhe degradimi ne cilesine  e mjedisit nga ngrohja globale dhe rritja e nivelit te detit ne shkalle globale ne ndotjen e lumenjve dhe smogun urban ne nje shkalle lokale. Aktiviteti njerezor eshte pare si nje shkak sinjifikant per ndryshimin mjedisor, kryesisht si rezultat i l konfliktit midis ruajtes dhe perdorimit te mjedisit psh zhvillimi dhe shfrytezimi i burimeve fizike, ndertimet dhe urbanizimet, ndryshimi i perdorimit te tokes dhe depozitimi i mbetjeve, shpesh si nje shpenzim i inegritetit te komponenteve biotike te mjedist dhe  burimeve biologjike. Fakti qe komponenti biotik ka nje tendence te injorohet ka cuar ne shfrytezimin e komponentit abiotik.

Kerkimet ekologjike kane sjelle te dhena empirike ne efektet e degradimit mjedisor shqetesimi dhe ndotja ne shklalle globale dhe lokale, duke dhene metodat  e matjes se keqesimit ne cilesine e mjedisit. Kjo ka cuar ne nje rifazim te balances midis shfrytezimit te perberesve fizike dhe kimike te mjedisit dhe komponentit biotik. Kjo is rrjedhim ka cuar ne zhvillimin e legjislacionit mjedisor dhe planifikimt ne shume shtete. Aplikimi i kontrollove te ndryshme legale si p.sh. akti i specieve ne rrezik i 1973 ne US ka cuar ne ndalimin ose rritjen ne shkalle te gjere ne inxhiniereve dhe projekteve te zhvillit ne saje te perpjekjeve per te mbrojtur nje specie te vetme. Kjo mund te mos jete modeli me I mire per tu perdorur  (ne krahasim me habitatet e mbrojtura) por ndikon ne shkallen e ndryshimit ne krahasim me proceset e planifikimit per zhvillime te ndryshme.

11.2 KONCEPTI I NDOTJES. INDIKATORET E NDOTJES.

-Ndotja dhe menyrat e ndotjes se mjedisit

Ndotja nuk eshte nje problem i ri ose nje problem aksidental.  Eshte nje problem shume I hershem.  Ai lidhet me krijimin e qendrave te para te banuara te cilat prodhonin mbeturinat e aktivitetit te tyre. Ndotja behet nje problem shqetesues  per faktin se mbeturinat e aktivitetit te njeriut nuk shkaterrohen dhe nuk mund te riciklohen te gjitha. Gjithashtu aftesia vetpastruese e mjedisit ka ardhur duke u zvogeluar sepse mjedisi po ngopet gjithnje e me teper me mbeturina te cilat nuk mund te eleminohen nga vetia e vetpastrimit qe gezon mjedisi. Teknologjia modernne prodhon nje numer te madhe substancash minerale ose organike te cilat nuk zberthehen nga m.o.( jo te biodegradueshme ) ose nganjehere edhe te pashkaterrueshme. Nder  keto substanca mund te permendim materiale plastike, disa pesticide, qeramika te ndryshme metalet inoksidabel dhe elemente radioakrtive. Pra teknologjia moderne me prodhimet dhe nenprodhimet e saj ka crregulluar mekanizmat thelbesore te funksinimit te biosferes dhe pikerisht qarkullimin e vazhdueshem ndermejet qenieve te gjalla dhe mjedisit inorganik.

Gjate shekulli te fundit industra i perdor gjithnje e me teper fosilet e djegshme ose mbeturinat fosile te djegshme si qymyrin, naften per te fituar sasine e nevojshme te energjise  per funksinonim e uzinave dhe levizjen e automjeteve te transportit. Me 1900 qymyri i gurit mbulonte 90% te nevojave energjitike boterore, dersa nafta vetem 4% te kesaj nevoje. Qe prej kesaj kohe si lende djegese u shtuan edh agazi natyror dhe perdorimi i hidrokarbureve te lengshme qe perdoret gjithne e me tepr ne krahasim me ate te gurit. Pra mund te themi qe prodhimi i energjise eshte shkaku primar i ndotjes. Krahas ketij problemi ndotjes i shtohen dhe elemente te tjere. Eshte ndotja me origjine berthaore. Kjo behet gjithnje e me shqetesuese me provat berthanmore ne tre mjediset toke, ajer, uje dhe gjithashtu jane mbeturinat e industrise energjitike te centraleve elektrike atomike te cilat depozitohen ne mjedis. Keto mbeturina paraqesin rrezik, sepse nqs  do te rritet radiacioni ne mjedisin natyror atehere kjo mund te shkaktoje mutacione ose ndryshim gjenetik ne organizmat e gjalla.

Ceshte ndotja? Ne jeten e perditshme termi ndotjes eshte mjaft i perdorshem. Zaknisht me ndotje nenkuptojme disa veprime te cilat ne nje fare menyre apo ne nje tjeter degradojne mjedisin natyror. Me ndotje kuptohen substancat toksike te cilat kane veprim shkaterrues por duhen kuptuar edhe substancat te cilat jane pak te rrezikshme ose jo te rrezikshme per qeniet e gjalla por qe crregullojne mjedisin kur ato koncentrohen ne sasira te konsiderueshme. Psh gazi karbonik nuk eshte shume shqetesues per kafshet pekundrazi eshte i domosdoshem per bimet po kur sasia e tij ne atmosfere rritet mbi nje nivel te caktuar atehere shfaqet fenomeni i seres. Ndotja ka mjaft perkufizime por ne do te perdorim perkufizimin e dhene nga shtepia e bardhe ne 1965 ne punimin me titull “per restaurimin e cilesise se mjedisit tone”

Perkufizimi: “ndotja eshte nje modifikim jo i favorshem (shkaterrues) i mjedisit natyror i cili shfaqet teresisht ose pjeserisht si nje nenpordukt i aktivitetit njerezor i cili vepron direkt ose indirekt ne crregullimin e kritereve te perhapjes se fluksit te energjise, te niveleve te radiacionit, te perberjes fiziko –  kimike te mjedisit natyror dhe te dendesise se specieve te gjalla.

Ne kete perkufizim termi i ndotjes eshte marre ne sensin e tij te gjere pasi ai permbledh te gjitha veprimet me te  cilat njeriu degradon natyren.

-Klasifikimi i ndotjeve

Ka disa menyra per klasifikimin e ndotjeve por asnjera prej tyre nuk eshte absolutisht e mire.psh ndotjet mund te klasifikohen ne baze te natyres se tyre: ndotje fizike, kimike, biologjike etj; mund te klasifikohen ne aspektin ekologjitk duke marre ne konsiderate mjedisin ne te cilin ato jane kerkuar dhe ku ato ushtrojne veprimtari shkaterruese. Mund te klasifikohen gjithashtu ne aspektin antropocentrik dmth nga menyra se si ato infektojne organizmin e gjalle psh me ane te frymemarrjes, me ane te pertypjes, te kontaktit te lekures etj. Asnje nga keto kalsifikime nuk eshte i kenaqshem pasi nje substance toksike ka disa menyra veprimi. Mgjth edhe pse klasifikimi i meposhtem ka nkarakter artificial ai mendohet te veje nje kompromis ndermjet kritereve te ndryshme te klasifikimit.

  1. Ndotesit fizike: ketu hyjne rrezatimet e ndryshme, ndotjet termike, zhurmat dhe infaratingujt.
  2. Ndotesit kimike: mund ti paraqesim me ane te tabeles se meposhtme
SUBSTANCAT ATMOSFERA UJRAT OQEANIKE TOKAT
Nenprodukte te C dhe hidrokarbure te lengta + +
Detersive +
Pesticide dhe substance te tjera te sintezes + + +
Derivate te S + + +
Derivate te N + + +
Metalet e renda + + +
Floruret + + +
Grimca te vogla (aerosole) + +
  1. Ndotesit biologjike: infeksionet mikrobiologjike nepermjet frymemarrjes dhe gelltitjes. Modifikimet e biocenozave si rrjedhoje e futjes se specieve shtazore dhe bimore
  2. Demtimet estetike: mund te themi degradim i personazheve dhe i monumentave te natyres si rrejedhoje e urbanizimit te tyre ose te trajtimit joshkencor. Ndertimi i industrive ne biotope natyrore ne biotope qe jane modifikuar shume pak nga njeriu.

-Futja e ndotesve ne biocenozen e gjalle

Te gjitha substancat te cilat infektojene mjedisin natyror mund te futen ne biomasen e qenive te gjalla. Keta ndotes ne fillim futen ne rrjetat trofike (ushqimore) te ekosistemeve dhe nepermjet qarkullimit te materies ne ekosistem kalojne tek biocenozat duke shkaktuar nje veprim demtues mbi nje numer te madh speciesh bimore dhe shtazore. Pash nj peshk migrator I cili ne zonen bregdetare eshte infektuar me mbeturinat e zhives kalon ne zonen pellagjike te oqeanit dhe atje mund te hahet nga nje peshk I kesaj zone duke infektuar peshkun e dyte me komponimet e zhives. Ose nje  shpend folenizues ne evropen perendimore indet e te ciit permbajne nje sasi te mire insekticidesh dimeron ne afriken qendrore. Ky shpend perfaqeson nje rrezik potencial per te infektuar me keto insekticide zinxhirin ushqimor te atij ekosistemi. Pra keto jane menyrat me te cilat ndotesit futen ne indet e gjalla por ne perberjen e biocenozave ekzistojne edhe koncentrues biologjik. Pra jane organizmat e gjalla te cilat nepermjet zinxhirit ushqimor bejne perhapjen e ndotesve por disa specie mund te koncentrojne keto ndotes ne sasi te medha, duke rritur rrezikun e helmimit. Keshtu psh algat e fj. Fukus koncentrojne elementin jod, ndersa bevalvoret e gj. Pecten koncentrojne vanadium ose e gjejme tek kalmaret.

Nje veti e rrezikshme e ndotesve eshte koncentrimi ne rritje qe behet duke kaluar nga nje hallke e zinxhirit ushqimor tek tjetra. Gjithmone ky koncentrim fillon me organizmat atutotrofe sic jane fitoplanktoni dhe bimet e larta te cilet e pompojne ne trupin e tyre ndotesin. Ne nje liqen te kalifornise nje insekticik TDE i ngjashem me DDT kishte koncentrimin 0.014 ppm ndersa tek fitoplanktoni ky u gjet me 5 ppm. Krimbat  e tokes mund te koncentrojne ne trupin e tyre deri ne dhjetra here koncentrimine DDT ne toke. Ndersa midhja mund te koncentroje DDT derine 70 000 here ne krahasim me nivelin e DDT ne uje.

Nje shembull qe ve ne dukje koncentrimin e ndotesve gjate zinxhirit ushqimor i cili zhvillohet ne mjedisin ujor

Fitoplankton (prodhues) -> zooplankton(barngrenes) ->m.o.( grabitqari I pare) -> peshq grabitqare (grabitqare i dyte) -> karabullaku (grabitqare i trete)

Ne kete mjedis ujor ishte nje substance dieldrina helmuese e cila ishte ne sasi shume te vogla, te papercaktueshme. Perqendrimi me vone u be:

10 -3 ppm -> 2×10-2 ppm -> 3×10-2 -> 0.2 ppm -> 1.6 ppm

Konstatohet qe per cdo hallke kemi rritje te koncentirmit te ndotesit dhe tek karabullaku i cili ka nje regjim strikt peshkngrenes, konstatojme qe sasia e dieldrines eshte rritur 1600 here ne krahasim me koncentrimin e fitoplanktonit. Vetine e koncentrimit e kane edhe substancat radioaktive si psh stronciumi 90 cezimu 137. Eshte konstatuar se nga provat e bera berthamore ne zonen polare dhe nga reniet e grimcave radioaktive vihet re nje rritje e radioaktivitetit deri ne 55 here me shume tek laponezet e veriut ne krahasim me ato te jugut ku nuk jane zhvilluar prova berthamore. Kjo lidhet me faktin qe likenet e similojne shume radiostronciumin dhe radioceziumin. Gjithashtu nje fakt i dyte eshte se toka e tundrave eshte e varfer me elemente minerale dhe si rrjedhoje bimet akumolojne stronciumin ne vend te kalciumit dhe cesiumin ne vend te kaliumit pasi kane veti te ngjashme. Keto likene hahen nga kjo dhe leponezet. Dhe likenet kane koncentrim te madh te stronciumit 90 dhe ceziumit 137.

Articles

Hello world!

In Uncategorized on December 19, 2010 by mykops

myKops